Deputeti i Vetëvendosjes: Raporti për masat e reciprocitet është duke u përgatitur

Aktuale

Deputeti i Vetëvendosjes: Raporti për masat e reciprocitet është duke u përgatitur

Më: 25 shkurt 2020 Në ora: 22:40
Albin Kurti dhe Artan Abrashi

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi, tha se çështja e taksës tashmë është e përfunduar.

 Abrashi tha se është duke u përgatitur një raport për vendosjen e masave të reciprocitetit.

“Departamenti i Tregtisë, AUVK, Oda Ekonomike Amerikane dhe Dogana e Kosovës janë duke përgatitur një raport për të gjitha masat që Serbia i ndërmerr ndaj Kosovës”, tha Abrashi, duke shtuar se masat e reciprocitetit nuk do të vendosen nga zyra e kryeministrit.

“Ne si LVV vazhdimisht kemi theksuar se nuk besojmë në masa tarifore, sepse e dëmton konsumatorin, ne jemi për masa të reciprocitetit të cilat mbrojnë prodhuesit vendorë”, potencoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat