Henri Çili: Pa Presidentin skena publike do ishte me një zë të munguar

Aktuale

Henri Çili: Pa Presidentin skena publike do ishte me një zë të munguar

Më: 26 shkurt 2020 Në ora: 00:29
Henri Çili

Gazetari Henri Çili është i mendimit se shqetësimi i presidentit Ilir Meta në parim është i drejtë. Në studion e emisionit "Tempra" në RTV Ora, Çili u shpreh se pa presidentin e republikës, skena publike do ishte me një zë të fuqishëm të munguar.

Henri Çili: Në parim ka një shqetësim të drejtë dhe legjitim dhe unë mendoj që pa presidentin e republikës, skena publike do ishte me një zë të fuqishëm të munguar për alarmin e çekuilibrimit të jetës publike në Shqipëri. Në Shqipëri jemi në kushtet kur nuk kemi një ekuilibër politik, në çdo plan. I dimë parametrat, i dimë treguesit, i dimë mungesën e institucioneve.

Sipas tij, lëvizja e Presidentit është në interes publik.

Henri Çili: Këtu unë shoh interesin e madh që ka kjo nismë e presidentit për të rritur një ndjeshmëri të shoqërisë me akte të caktuara, që kjo situatë, ky alarm të bjerë me fortë. Lëvizja e Presidentit është në interes publik, është e dobishme për të shkundur faktorët lokalë, rajonal e ndërkombëtar në mënyrë që rruga drejt një ekuilibri politik të vijë sa më shpejt

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat