Thaçi shkeli Kushtetutën, qeveria Kurti pritet ta dërgojë në Kushtetuese

Aktuale

Thaçi shkeli Kushtetutën, qeveria Kurti pritet ta dërgojë në Kushtetuese

Më: 26 shkurt 2020 Në ora: 11:58
Hashim Thaçi dhe Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka kërkuar nga kryeprokurori i shtetit, Aleksandër Lumezi hetime për presidentin e vendit, Hashim Thaçin, lidhur me një marrëveshje që ai si kryeministër e kishte nënshkruar me sekretarin e përgjithshëm të atëhershëm të NATO-s, Anders Fogh Rasmussen.

Kjo u bë e ditur përmes një komunikate që e nisën për media nga Qeveria e Kosovës.

Ai ka kërkuar nga kryeprokurori i shtetit Aleksandër Lumezi hetime lidhur me këtë marrëveshje.

“Për t’iu shmangur çdo keqkuptimi të mundshëm, dua të jem sa më i qartë: Unë, si kryeministër, nuk shpreh asnjë qëndrim për ose kundër marrëveshjes sekrete, për sa i përket përmbajtjes së saj. Unë, si kryeministër, e kuptoj dhe e vlerësoj thellësisht  rëndësinë e jashtëzakonshme të bashkëpunimit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe NATO-s për sigurimin e plotë të integritetit territorial të Republikës dhe të qytetarëve të saj. Dhe unë, si kryeministër, i garantoj Kuvendit, si dhe të gjithë qytetarëve të Republikës se nuk do të ndërmarr asnjë hap që do të rrezikonte këtë aleancë të domosdoshme për sigurinë e vendit tonë”, thuhet në shkresën e kryeministrit Kurti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat