​Banka Botërore zotohet për vazhdimin e mbështetjes për Kosovën

Aktuale

​Banka Botërore zotohet për vazhdimin e mbështetjes për Kosovën

Më: 26 shkurt 2020 Në ora: 13:06
Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe zëvendëskryeministri Haki Abazi pritën sot në takim drejtoreshën rajonale të Ballkanit Perëndimor, Linda Van Gelder dhe drejtorin për Kosovë Marco Mantovanelli nga Banka Botërore.

Në këtë takim u paraqitën prioritetet e veprimit të shpejtë të qeverisë, me theks në projektligjin e buxhetit për 2020, reduktimin dhe shkrirjen numrit të ministrive dhe në përçimin e marrëveshjes së koalicionit në program qeverisës dhe plan pune.

Kurti dhe Abazi shprehën përkushtimin e Qeverisë për objektivat e zhvillimit të vendit, ndërsa thanë se brengë e shoqërisë është migrimi, ndaj duhet një plan urgjent zhvillimi që u rikthen njerëzve besimin për të qëndruar në Kosovë dhe motivon kthimin e trurit nga jashtë.

“Potencialet janë mes nesh, por investimet nuk janë adresuar në mënyrën e duhur dhe janë përqendruar në fushat e gabuara.

Kryeministri shprehu edhe besimin se qeverisja do t’iu kthejë njerëzve një lidhje të re me tokën e tyre, duke pasur parasysh këtu edhe pasuritë dhe burimet natyrore. Kosova nuk duhet të jetë më një vend tranziti për qytetarët e vet. Kjo mendësi duhet të transformohet”, tha Abazi.

Përfaqësuesit e Bankës Botërore u zotuan se do të vazhdojë mbështetja për Kosovën nëpërmjet Asociacionit për Zhvillim Ndërkombëtar (IDA), gjë që ndodh përmes kredive e granteve me interes të ulët, teksa prioritetet e Bankës Botërore do të jetë siguria e ujërave dhe ambienti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat