Albin Kurti: Hashim Thaçi e fshehu marrëveshjen me Serbinë

Aktuale

Albin Kurti: Hashim Thaçi e fshehu marrëveshjen me Serbinë

Më: 26 shkurt 2020 Në ora: 13:34
Albin Kurti

(E plotësuar) -  Kryeministri Albin Kurti tha sot se është në dorën e deputetëve të Kuvendit për të shkarkuar presidentin Hashim Thaçi, pasi ky i fundit në prill 2013 ka nënshkruar një marrëveshje sekrete me ish-sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Anders Fogh Rasmussen ku garanton se pa pëlqimin e tyre FSK nuk do të shkojë në veri.

Shefi i ekzekutivit në një konferencë të jashtëzakonshme për media, tha se zotimi i njëanshëm i presidentit Thaçi paraqet një shkelje flagrante me të cilën duhet të merren organet e drejtësisë.

Kurti: Është në dorën e deputetëve të marrin hapa të tjerë

“Tash e kanë 120 deputetë të Kuvendit të Republikës edhe opinionin ligjor të Zyrës së kryeministrit edhe letrën time dërguar kryeparlamentares Osmani dhe shkëmbimin e letrave të ish-kryeministrat dhe ish-sekretarit të NATO-s. Nuk është që ne do të marrim veprime tash. Ne duam marrëd hënie shumë të mira me NATO-n dhe KFOR-n. Por duhet të bëjmë transparente për ligjvënësit dhe qytetarët se nuk na paskan qenë vetëm një marrëveshje, por dy më 19 prill të vitit 2013. Është në dorën e ligjvënësve të Republikës që edhe mund të marrin hapa të tjerë. Unë nuk e paragjykoj një gjë të tillë”, tha ai.

Krahas kësaj, Kurti tha se në bazë të këtij letër-këmbimi, këtë kërkesë që FSK mos të shkojë në veri pa pëlqimin e NATO-s, nuk e ka kërkuar Brukseli, por sipas tij, një gjë të tillë mund ta ketë kërkuar vetë Serbia.

Kurti: FSK jo në veri, shkelje flagrante

“Atë ditë nuk kishim një marrëveshje në Bruksel, por dy marrëveshje. Ishte një marrëveshje të ish-kryeministrit Thaçi dhe ish-kryeministrit Daçiq. Dhe kjo tjetra ishte zotim i një anshëm të ish-kryeministrit, tash president lidhur me FSK-në e cila nuk do të shkojë në veriun e Kosovës pa dakordim paraprak me KFOR- in. Për neve është shumë e rëndësishme të marrim vesh se kush e ka kërkuar një gjë të tillë. Ne nuk besojmë që Brukseli e kërkuar një zotim të tillë të ish-kryeministrit. Mund të ketë kërkuar Serbia. Kjo është një gjë që mund të shqyrtohet. Ky shkëmbim i letrave sipas opinionit ligjor të zyrës së kryeministrit paraqet marrëveshje ndërkombëtare duke u bazuar në konventën e Vjenës. Fshehja e një marrëveshje të tillë të datës 19 prill 2013 kur ne kemi menduar që ka vetëm një marrëveshje, na dolën dy. Konsiderojmë që është shkelje flagrante në të cilën duhet të merren organet e drejtësisë”, tha ai.

Duke folur mbi mënyrën si e ka gjetur këtë marrëveshje, Kurti tha se ia ka dhënë një zyrtar i NATO-s, derisa theksoi se për këtë nuk mund të kenë pasur dijeni ish- kryeministrat e mëhershëm.

Kurti: Letër-këmbimin ma ka dhënë një zyrtar i NATO-s

“Këtë letër-këmbim nuk e kam gjetur në zyrën time. Por më është dhënë nga një zyrtar i NATO-s. Për të cilën i jam falënderues. Pra duke iu falënderuar NATO-s ne e morëm letërkëmbimin. Unë nuk jam shumë i sigurt se ish-kryeministrat e kanë pa këtë letër-këmbim. Nuk jam i sigurt sepse nuk e gjeta në zyrën e tyre. Nuk e gjeta në arkivin e kryeministrisë”, u shpreh ai.

Për raportet mes Kosovës dhe NATO-s, kryeministri Kurti u shpreh se ato do të vazhdojnë të qëndrojnë të shkëlqyera, ku bëri të ditur se nesër do të takohet edhe me komandantin e KFORI-it.

Duke marrë parasysh këto dallime me presidentin Thaçi, i pari i qeverisë tha se nëse do të takohej me të, ndoshta nuk do të bënte publike këtë letër-shkëmbim, por edhe më tej u shpreh i hapur për një takim të tillë.

Kurit: Edhe më tej jam i interesuar të takohem me Thaçin

“Para se të shkojmë në konferencën e Munihut, unë jam përpjekur që të takoj presiden tin e Kosovës në mënyrë që të dakordohemi sa më shumë dhe më mirë për politikën e jashtme. Edhe më tej jam i interesuar që të takohem me të në mënyrë që të diskutojmë dhe në politikën e jashtme mos të jemi kakofoni zërash. Prej 3 shkurtit, Republika e Kosovës ka Qeveri të re që ka dalë nga zgjedhjet e 6 tetorit. Dialogun me Serbinë do ta përgatisim mirë dhe me parime. Por atë e udhëheq mirë si kryeministër i Kosovës. Meqenëse politika e jashtme nuk është vetëm Serbi. Ka shumë gjëra që unë si kryeministër vazhdoj të insistoj se duhet të jemi njëzëri në arenën ndërkombëtare”, tha Kurti.

***

Kryeministri Albin Kurti ka deklaruar se është në dorën e deputetëve të marrin hapat për shkarkimin e presidentit Hashim Thaçi, pasi ky i fundit ka bërë marrëveshje që FSK pa dakordim paraprak me NATO-n të mos shkojë në veri.

Në një konferencë të jashtëzakonshme, Kurti tha se marrëveshja, siç e cilësoi ai, sekrete mes Thaçit sa ishte kryeministër me NATO-n, ku ai garanton se FSK nuk do të shkojë në veri pa pëlqimin e tyre, paraqet një shkelje flagrante me të cilën duhet të merren organet e drejtësisë.

“Dje i kam dërguar një letër kryeparlamentares, presidentit dhe kryeprokurorit të Shtetit që ka të bëjë me një marrëveshje sekrete në vitin 2013. Atë kohë nuk kishim një marrëveshje, por dy, ku Thaçi ka bërë marrëveshje që FSK pa dakordim paraprak me NATO-n nuk do të shkojë në Kosovën veriore siç thuhej. Ne nuk besojmë që Brukseli e ka kërkuar këtë, por Serbia . Fshehja e një marrëveshje të tillë është një shkelje flagrante që duhet të merren organet e drejtësisë. Shqetësimi ynë ka të bëjë me një zotim të njëanshëm të Thaçit”, tha Kurti.

Krahas kësaj, kryeministri Kurti tha se në bazë të kësaj ‘del se “Zajednica” dhe shkëmbimi territorial nuk janë gjëra të ndryshme’.

Shefi i ekzekutivit tha se përmes kësaj letre që i ka dërguar institucioneve, nuk është duke e dërguar FSK në veri të Ibrit, derisa theksoi rolin dhe bashkëpunimin e afërt me NATO-n.

Kryeministri Kurti ka kërkuar sërish takim me presidentin Thaçi për bashkërendim në politikën e jashtme, duke paralajmëruar se procesi i ardhshëm i dialogut me Serbinë do të udhëhiqet nga vetë ai.

“Para se të shkojmë në konferencën e Munihut kam kërkuar takim me Thaçin, edhe më tej kërkoj takim me të, në mënyrë që mos të kemi kakofonizëm. Dialogu me Serbinë do të përgatisim mirë dhe me parime. Atë do të udhëheq unë. Për këtë duhet të jemi njëzëri”, tha Kurti.

Ndryshe, kryeministri Kurti, përmes një shkrese zyrtare e ka informuar kryetaren e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, lidhur me Implikimet kushtetuese të shkëmbimit të letrave të datës 19 prill 2013, ndërmjet kryeministrit të atëhershëm Hashim Thaçi dhe sekretarit të Përgjithshëm të atëhershëm të NATO-s, Anders Fogh Rasmussen.

Përmes kësaj marrëveshje kryeministri Thaçi në emër të Kosovës, barti te KFOR-i të drejtën absolute të vetos mbi të gjitha misionet e ardhshme të FSK-së në veri, për një periudhë të pa afatizuar.

Kryeministri Kurti, në shkresën dërguar kryetares Osmani, ka potencuar faktin se pas pranimit zyrtar të detyrës së kryeministrit, ka kërkuar nga stafi i Zyrës së Kryeministrit që pa vonesë të analizojë përmbajtjen e kësaj marrëveshjeje sekrete, si dhe implikimet e saj kushtetuese, përkatësisht në li dhje me kërkesat kushtetuese të përcaktuara me nenin 20 [Bartja e Sovranitetit], nenin 18 [Ratifikimi i Marrëveshjeve Ndërkombëtare] dhe nenin 91 [Shkarkimi i Presidentit].

Ndryshe, kjo shkresë i është dërguar presidentit Hashim Thaçi dhe kryeprokurorit të Shtetit, Aleksandër Lumezi.

***

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë sot para mediave se nuk po tentojnë që të dërgojnë FSK-në në veri të vendit, mirëpo, ka kërkuar që të bëhet sqarim i marrëveshjes që ishte nënshkruar në vitin 2013-të.

“Është ish-kryeministri ai që tha se nuk do të shkojë Forca e Sigurisë së Kosovës veri të Kosovës në një shëkbim të letrave e cila nuk u patë bërë publike për deputetët, mos harroni që në atë kohë unë kam qenë deputet dhe nuk kam qenë në dijeni për këtë”, thotë Kurti.

Ai shton se nuk duan që të marrin veprime, por, të ruajnë marrëdhënie të mira me NATO’n dhe KFOR’in.

“Nuk është se do të marrim veprime, duam marrëdhënie të mira me NATO’n dhe KFOR’in por duam ta bëjmë publike për qytetarët se nuk ishte një marrëveshje po dy është në dorë të deputetëve të marrin hapa të tillë. Është obligim i imi që të njoftoj kryeparlamentaren, të parin e shtetit dhe kryeprokuroren e shtetit”, tha ai.

 

Kurti: Të merret vesh kush kërkoi që FSK-ja të mos shkojë në Kosovën Veriore

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka mbajtur konferencë për medie vetëm disa orë pas publikimit të marrëveshjes sekrete Thaçi-NATO, si dhe opinionit ligjor të zyrës së tij, që paralajmëron inicimin e procedurës për shkarkim të Thaçit.

“Atë ditë nuk kishim një, por dy marrëveshje në Bruksel. Njëra midis ish-kryeministrit Thaçit dhe ish-kryeministrit Daçiq dhe tjetra rreth Forcës së Sigurisë së Kosovës, e cila pa dakordim paraprak nuk do të shkonte në Kosovën Veriore”, tha Kurti.

Ai thotë se për qeverinë është me rëndësi të dihet se kush ia ka kërkuar një zotim të tillë kryeministrit.

“Të marrim vesh kush e ka kërkuar që FSK-ja mos të shkojë në Kosovën Veriore, nuk besoj se Brukseli e ka kërkuar. Mund t’ia ketë kërkuar Serbia por kjo duhet të dihet. Ky shkëmbim i letrave midis ish-sekretarit Rasmussen dhe ish-kryeministrit Thaçi, sipas opinionit ligjor të zyrës së kryeministrit paraqet marrëveshje ndërkombëtare, duke u bazuar në Konventën e Vjenës. Fshehja e një marrëveshjeje të tillë, të datës 19 prill 2013, konsiderojmë që është shkelje flagrante, me të cilën duhet të merren organet e drejtësisë”, tha Kurti.

Kurti ka bërë të ditur se nesër do ta takojë komandantin e KFOR-it, duke e theksuar rëndësinë që i vë qeveria aleancës me NATO-n.

“FSK-ja, Ministria e Mbrojtjes, KFOR-i, NATO, janë gjithmonë bashkë në të njëjtën kohë”, tha Kurti.

Kryeministri Kurti, gjithashtu tha se “Ka shkelje te kushtetutës dhe me te duhet te merren organet e hetuesisë”.

“Zotim i njëanshëm i presidentit, ky është shqetësimi ynë. Në vitin 2013 deputetët janë vënë në lajthitje. Aty janë 15 pika, e 6 pikat e para flasin për Zajednicën”, tha Kurti.

Albin Kurti: Hashim Thaçi e fshehu marrëveshjen me Serbinë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në një konferencë për media ka deklaruar se tash presidenti i vendit, Hashim Thaçi sa ishte në krye te qeverisë e kishte fshehur marrëveshjen e nënshkruar në vitin 2013-të. Ai ka kërkuar që organet e drejtësisë të merren me të.

“Dje pasdite ja kam nisur një letër zonjës Vjosa Osmani, presidentit të vendit dhe kryeprokurorit, lidhur me një marrëveshje sekrete të nënshkruar në vitin 2013-të. Atë ditë nuk ishte një marrëveshje në Bruksel por ishin dy, njëra nga Thaci dhe Daciq dhe tjetra që ishte zotim i një anshëm i Thacit.

Për neve është shumë e rëndësishme që të marrim vesh se kush e ka kërkuar nëj gjë të tillë, nuk besojmë që e ka kërkuar Brukseli, mund ta ketë kërkuar Serbia, është një gjë që duhet të shqyrtohet”, tha Kurti.

“Në njërën anë e kemi ditëlindjen e simbolit të rezistencës, Adem Demacit dhe aktivistit tonë që u mbyt në burg, Astrit Deharit.

Para se të shkojmë në Konferencën e Mynihut jam përpjekur që ta takoj Thaçin, edhe më tej jam i interesuar që të takohem me të në mënyrë që në politikën e jashtme të mos jemi kakofoni zërash”, shtoi ai.

Kryeministri tha se ai do të udhëheq me dialogun Kosovë Serbi mirëpo, ka kërkuar që të bashkëpunojnë për politikën e jashtme edhe me presidentin e vendit.

“Qeveria e re ka dalë nga zgjedhjet e gjashtë tetorit, dialogun me Serbinë do ta përgatisimin mirë, por, atë e udhëheq unë si kryeministër, veçse politika  e jashtme nuk është vetëm Serbia.

Duhet të jemi njëzëri në arenën ndërkombëtare me presidentin dhe jo vetëm, ky shkëmbim i letrave sipas opinionit ligjor të zyrës së kryeministër paraqet marrëveshje ndërkombëtare duke u bazuar në konventën e Vjenës për të drejtën e traktateve, fshehja e një marrëveshje të tillë të datës 13 prill, konsiderojmë se është shkelje flagrante.

Dua ta theksoj qëndrimin tonë për partneritet dhe Aleancë të pashkëputur me KFOR’in, nesër në mëngjes kam takim me komandantin e KFOR’it.

Shqetësimi jonë ka të bëjë me një zotim të një anshëm të tash presidentit tonë”, ka thënë ai.

Albin Kurti thërret konferencë të jashtëzakonshme, kjo është arsyeja! 

Kryeministri i Republikës, Albin Kurti ka thirrur konferencë për media për në ora 14:00.

Kurti ftoi gazetarët për të treguar rreth vendimeve që mori rreth këtyre ditëve.

Ndryshe, kryeministri Kurti, përmes një shkrese zyrtare e ka informuar kryetaren e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, rreth një vendimi të Hashim Thaçit sa ishte kryeministër.

Bëhet fjalë për implikimet kushtetuese të shkëmbimit të letrave të 19 prillit 2013, ndërmjet kryeministrit të atëhershëm z. Hashim Thaçi dhe sekretarit të përgjithshëm të atëhershëm të NATO-s, z. Anders Fogh Rasmussen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat