‘Dhurata’ e Albin Kurtit për Thaçin në 4 vjetorin e zgjedhjes president

Aktuale

‘Dhurata’ e Albin Kurtit për Thaçin në 4 vjetorin e zgjedhjes president

Nga: A.J Më: 26 shkurt 2020 Në ora: 14:09
Hashim Thaçi, Albin Kurti

Sot katër vite në mes polemikave të shumta ishte zgjedhur president i vendit Hashim Thaçi, derisa pikërisht sot presidenti duket se ka marr një dhuratë jo fort të çmuar nga kryeministri i vendit Albin Kurti.

Në katër vjetorin e zgjedhjes se presidentit, kryeministri Kurti ka gjetur ditën që këtij të fundit t’ia bëjë një dhuratë aspak të mirë duke publikuar marrëveshjen e tij të fshehtë derisa ia barti KFOR-i të drejtën absolute të vetos mbi të gjitha misionet e ardhshme të FSK-së në veri të Kosovës, për një periudhë të pa afatizuar.

Nuk mund të spekulojmë se a ka qenë ideja e kryeministrit të vendit Albin Kurti që në katër vjetorin e zgjedhjes president tia publikoj pikërisht një marrëveshje të fshehtë e cila edhe mund ta shkarkoj presidentin Hashim Thaçi, por rastësi nuk ka qenë sepse një marrëveshje ka mundur të publikohet edhe nesër, por pse pikërisht sot?

Albin Kurti tash më shumë se kurr është kundër Hashim Thaçit, dhe një nga një është duke iu hakmerrë për të gjitha të keqjat që ia ka berë Kosovës përfshirë edhe marrveshjen e fundit që duket se do të jetë arsye e fortë që Hashim Thaci të shkarkohet.

Ndryshe, sot kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar sot përmes një shkrese zyrtare se e ka informuar krye parlamentaren Vjosa Osmani, lidhur me një marrëveshje sekrete në mes të presidentit të vendit, Hashim Thaçi, dhe sekretarit të atëhershëm të NATO-s, Anders Fogh Rasmussen.

Sipas këtij njoftimi, kjo është bërë përmes disa shkëmbimit të letrave të datës 19 prill të vitit 2013-të,  kryeministrit të atëhershëm Hashim Thaçi dhe sekretarit të Përgjithshëm të atëhershëm të NATO-s, z..

“Përmes kësaj marrëveshje kryeministri Thaçi në emër të Republikës së Kosovës, barti te KFOR-i të drejtën absolute të vetos mbi të gjitha misionet e ardhshme të FSK-së në veri të Kosovës, për një periudhë të paafatizuar.

Hashim Thaçi, u zgjodh president i Kosovës në raundin e tretë të votimeve mes tensionesh të larta politike më 26 shkurt të vitit 2016.

Ai fitoi me 71 vota në raundin e tretë, pasi në dy raundet e para nuk arriti të sigurojë dy të tretat e votave të deputetëve. Zgjedhja e tij u kundërshtua ashpër nga partitë opozitare të cilat dy herë radhazi ndërprenë seancën duke hedhur gaz lotsjellës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat