Ish-mjeku i UÇK-së, deputetit të AAK-së: Bekë bre, a për qeto rroga paske luftu a?!

Aktuale

Ish-mjeku i UÇK-së, deputetit të AAK-së: Bekë bre, a për qeto rroga paske luftu a?!

Nga: A.ZH Më: 26 shkurt 2020 Në ora: 14:25
Bekë Berisha me gruan e tij

Besa Shatri-Berisha, gruaja e deputetit të AAK-së, Bekë Berishës, është shkarkuar nga qeveria e Kosovës javën e kaluar.

Ajo pos punës si shefe e bordit të drejtorëve të Telekomit, ka edhe katër vende pune.

Shatri është menaxhere e kontabilitetit në Korporatën Elektroenergjetike të Kosovës. Dy vendet tjera janë kompani private dhe një organizatë joqeveritare.

Në lidhje me këtë deputetit të AAK-së, i ka reaguar ish-mjeku i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Liri Loshi, përcjell Bota sot.

Loshi ka pyetur Berishën nëse “kështu duhet atdheu, duke marr pesë rroga”.

“Kështu duhet atdheu. I merr pesë rroga dhe prapë mbetesh besnik i vendit tënd. Duke bërë Shqiponjen! Bekë bre, a për qeto rroga paske luftu a?!”, ka shkruar në Facebook, Liri Loshi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat