Shpallen fajtorë Hashimi e Rexhepi rreth skandalit të fajdeve

Aktuale

Shpallen fajtorë Hashimi e Rexhepi rreth skandalit të fajdeve

Më: 26 shkurt 2020 Në ora: 14:41
Rrahim Hashimi dhe Kadri Rexhepi para gjykatës

Rrahim Hashimi dhe Kadri Rexhepi janë shpallur fajtorë nga Gjykata Themelore në Prishtinë për veprën penale mashtrim.

Gjykata e ka dënuar me 3 vjet e 9 muaj Rrahim Hashimin, e Kadri Rexhepin me 3 vjet.

Policia e Kosovës kishte arrestuar Rrahim Hashimin dhe Kadri Rexhepin nën dyshimin për mashtrim.

Hashimi e Rexhepi ishin dy protagonistë në videot e skandalit të fajdeve të publikuar nga media.

Në videot e publikuara, Hashimi e Rexhepi shihen teksa kërkojnë para nga biznesmeni Faton Dalladaku, për të ndërtuar spitalin brenda hapësirës së QKUK-së. Në disa momente ata thirren edhe në emër të atëkohë, kryeparlamentarit Kadri Veseli e nënkryetarit të Parlamentit, Xhavit Haliti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat