Kadri Veseli: Shqetësuese ajo çka po bën Albin Kurti

Aktuale

Kadri Veseli: Shqetësuese ajo çka po bën Albin Kurti

Nga: A.ZH Më: 26 shkurt 2020 Në ora: 15:15
Kadri Veseli

Ish-kryeparlamentari dhe kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës Kadri Veseli, ka reaguar pas akuzave të kryeministrit Albin Kurti ndaj presidentit Hashim Thaçi, për “marrëveshjen sekrete” me NATO-n.

Veseli e ka quajtur “shqetësues” faktin që për herë të parë një Kryeministër i Kosovës i cilëson marrëveshjet me NATO-n në kundërshtim me interesat e Kosovës, përcjell Bota sot.

Veseli në një postim në Facebook, ka theksuar se qëllimi i Kosovës është anëtarësimi në NATO dhe jo largimi i tyre nga cilido cep i Kosovës.

Postimi i plotë i Veselit:

Është shqetësues fakti që për herë të parë një Kryeministër i Kosovës i cilëson marrëveshjet me NATO-n në kundërshtim me interesat e Kosovës.

Gjatë luftës sonë çlirimtare, kam qenë vetë dëshmitar i veprimeve të kësaj Aleance, të prirë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, bashkë me ne, në interes të Kosovës, çlirimit të vendit tonë dhe kthimit të qindra mijëra qytetarëve të Kosovës në shtëpitë e tyre.

Qëllimi ynë është anëtarësimi në NATO dhe jo largimi i tyre nga cilido cep i Kosovës.

Sot, sovraniteti i Kosovës nuk rrezikohet nga NATO dhe marrëveshjet me NATO-n, por nga agresiviteti dhe kërcënimet e Serbisë.

NATO është garanci e sovranitetit dhe integritetit të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat