Sot kryeministri Albin Kurti ka nisur procedurat për shkarkimin e presidentit Thaçi.
Për këtë ai nuk ka reaguar, por përmes një postimin në llogarinë e tij në Facebook, ka thënë se ka pasur një ditë të ngjeshur në Uashington me takime, përcjell Bota sot.
Ai ka thënë se Kosova është e bekuar me miqësinë dhe aleancën strategjike që ka me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Postimi i tij i plotë:
Edhe sot do të jetë një ditë e ngjeshur në Uashington, me takime në Pentagon, në State Departament dhe në International Development Finance Corporation. Kosova është e bekuar me miqësinë dhe aleancën strategjike që ka me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. HTH.