Këto janë fjalët e Rexhep Selimit për Astrit Deharin në ditëlindjen e tij

Aktuale

Këto janë fjalët e Rexhep Selimit për Astrit Deharin në ditëlindjen e tij

Nga: A.J Më: 26 shkurt 2020 Në ora: 15:39
Astrit Dehari

Aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje Astrit Dehari, sot do të festonte ditëlindjen e 30- të.

Tanimë i ndjeri, Dehari, ishte lindur më datën  26 shkurt 1990. Ai ishte i arrestuar nën akuzën për sulm ndaj ndërtesës së Kuvendit të Kosovës. Astriti  gjeti vdekjen brenda qelisë së tij më 5 dhjetor 2016 në rrethana ende të paqarta, në burgun e Prizrenit.

Rexhep Selimi shef i Grupit paralamentar të vetëvendosjes ka thënë për “Bota Sot” se ka fatin e madh që punon më bashkëshorten e Astritit, Arten.

Në pyetjen e drejtuar Rexhep Selimit për ditëlindjen e Astrit Deharit ai ka thenë se: “Kam pasur fatin e madh që sot punoj bashkë me Arta Deharin e cila sot për ketë arsye nuk është në punë dhe sigurisht pas një ore ne si gjithmonë do të jemi të familja e Astrit Deharit për ta shënuar ditëlindjen e tij" ka thënë Selimi.

Kujtojmë se,  ekspertiza mbi vdekjen e e aktivistit të Vetëvendosjes, Astrit Dehari, i cili u gjetë pa jetë në qendrën e paraburgimit në Prizren, së fundmi është bërë nga Instituti i Mjekësisë Ligjore në Lozanë.

Në konkluzionet e raporti përfundimtar thuhet se “në fakt hipoteza e një vetëvrasjeje e z. Dehari Astrit, përmes mjeteve të caktuar nga mjekët ligjorë duket pak e vërtetë dhe intervenimi i një personi të tretë duhet të kihet parasysh”.

Tanimë, rasti i Astrit Deharit, ka kaluar nga Prokuroria Themelore në Prizren në juridiksion të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat