Kujt i thotë këshilltari i Kurtit se Plani për panik publik dështoi, përmend Thaçin dhe Rusinë

Aktuale

Kujt i thotë këshilltari i Kurtit se Plani për panik publik dështoi, përmend Thaçin dhe Rusinë

Nga: A.M. Më: 26 shkurt 2020 Në ora: 15:48
Albin Kurti

Arbër Zaimi, anëtar i Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh këshilltar i kryeministrit, Albin Kurti, ka thënë se plani për panik publik dështoi, sepse veprimet e qeverisë së re janë shumë të kujdesshme, si në aspektin ligjor ashtu dhe në atë gjeopolitik.

Ai në postimin e tij në Facebook, ka shkruar se ka mësuar se në Rusi” Lavrovi paska shprehur interesin për Zajednicën, e cila rrjedh direkt nga ajo marrëveshje e vitit 2013, si moment kur Thaçi heq dorë nga sovraniteti shtetëror mbi komunat me shumicë serbe”.

Postim i plotë:

Kryeministri Kurti e sqaroi fort mirë se as nuk do të shkojë me forca të armatosura në veri të vendit, e as nuk do të vërë në diskutim partneritetin me NATO-n. Plani për panik publik dështoi, sepse veprimet e qeverisë së re janë shumë të kujdesshme, si në aspektin ligjor ashtu dhe në atë gjeopolitik. Kush pret gabime në këto aspekte, do të presë gjatë.

Por, veprimet e qeverisë së re dikë po e befasojnë, jo se janë të guximshme, por se janë ashtu siç nuk jemi mësuar, të drejta e në përputhje me interesin e vendit.

Është e kotë përpjekja për ta hequr vëmendjen nga Thaçi, personi i cili siç po kuptohet, paska shkelur fshehurazi kushtetutën, paska hequr dorë nga sovraniteti dhe paska nxjerrë në treg territorin e vendit. Këto nuk kanë qenë interesa apo kërkesa të NATO-s, por oferta të Thaçit, i cili si kryeministër i shkruante letër me këto propozime sekretarit të NATO-s. NATO në fakt, si aleat i Kosovës, thjesht ka pranuar kërkesat e një vendi partner.

E nëse burimi i kërkesave të tilla nuk është nga NATO, atëherë nga mund të jetë? Nga lajmet e sotme mësohet se në Rusi Lavrovi paska shprehur interesin për Zajednicën, e cila rrjedh direkt nga ajo marrëveshje e vitit 2013, si moment kur Thaçi heq dorë nga sovraniteti shtetëror mbi komunat me shumicë serbe:

?????? ???????? ?? ??????̈ ? ????????? ??̈ ??̈ ????ℎ?? ???̈ ?????̈???ℎ?? ??????̈- ????? ?ℎ? ?? ??? ?? ??̈ ?????̈ ??̈??̈ ?????? ??̈ ??̈ ????ℎ?? ????? ???̈ ??̈????????, ?????????? ???.

”????̈? ??ℎ? ??̈? ??????̈?, ???? ??̈? ??̈???? ??̈ ?????? ???????? ??̈ ??̈ ???????̈ ???̈ ?????̈???ℎ?? ?? ???????̈. ?̧?̈?ℎ??? ? ??????̈? ??̈ ?????ℎ?? ?ℎ? ?? ?????ℎ??. ????̈? ? ??????????? ??ℎ?? ??̈ ??????̈ ???̈ ?????̈???ℎ?? ?ℎ? ?? ???????̈ ?? ???̈ ?????? ???̧ ??̈? ??̈ ???? ??̈????? ?̈?ℎ??̈ ?̲?̲?̲?̲?̲?̲?̲ ̲?̲ ̲?̲?̲?̲?̲?̲?̲?̲?̲ ̲?̲?̲̲̈ ̲?̲?̲?̲?̲?̲?̲?̲?̲ ̲?̲?̲̲̈ ̲?̲?̲?̲ℎ̲?̲?̲?̲?̲ ̲?̲?̲?̲?̲?̲”, ?ℎ? ??????.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat