Kurti zvogëlon pagën por rrit numrin e këshilltarëve, kjo është shuma që do të marrin ata

Aktuale

Kurti zvogëlon pagën por rrit numrin e këshilltarëve, kjo është shuma që do të marrin ata

Më: 26 shkurt 2020 Në ora: 15:58
Qeveria e Kosovës

Luan Dalipi, Durim Berisha, Erzen Vraniqi, Shenaj Shala dhe Elvis Hoxha, deri më tanë janë pesë këshilltarët e kryeministrit Albin Kurti.

Ndonëse Kurti gjatë fushatës u shprehte që do të jenë ‘qeveri e kursimeve’, emërimet e këshilltarëve po e tregojnë të kundërtën.

Ani pse, në një konferencë për media, sot kryeministri Kurti, u zotua edhe njëherë që do të jenë qeveri e shkurtimeve, ai po ashtu tha se këta këshilltar nuk kanë paga me katër shifra por vetëm me tri shifra. Ai madje tha se këshilltarët e tij marrin pagë nën 600 euro.

“Ne jemi qeveri e shkurtimeve dhe kjo është parë me përgjysmimin e pagave dhe duhet ta kemi parasysh që këshilltarët që i kemi ne kanë pagë nën 600 euro”, është shprehur ai.

Por, edhe sikur të kenë pagë nën 600 euro, i bije se nëse pesë këshilltarët e Kurtit, kanë pagën 500 euro, të gjithë bashkë për një muaj do t’i merrnin 2500 euro.

E mbrëmë në lidhje me këtë ka reaguar edhe deputeti i AAK-së, Gazmend Syla, i cili e kritikoi Kurtin për rregulloren e re të miratuar nga kryeministri i Kosovës që i lejon atij të emërojë deri në dhjetë këshilltarë politikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat