Haki Abazi pyet: Çka ndodh kur presidenti shkel themelin e ligjeve? - Bota Sot
Haki Abazi pyet: Çka ndodh kur presidenti shkel themelin e ligjeve?

Aktuale

Haki Abazi pyet: Çka ndodh kur presidenti shkel themelin e ligjeve?

Nga: A.M. Më: 26 shkurt 2020 Në ora: 16:47
Haki Abazi

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Haki Abazi, ka thënë se nuk vihet në pikëpyetje partneriteti i Kosovës me NATO-n, BE dhe SHBA.

Ai në postimin e tij në Facebook, ka shkruar se “çka po vihet në pikëpyetje seriozisht është lojaliteti i presidentit të vendit ndaj interesave kombëtare e shtetërore dhe ndaj kushtetutës mbi të cilën bazohet edhe vetë autoriteti i pozitës së tij”.

Postimi i plotë:

Partneriteti i Kosovës me NATO-n, BE dhe SHBA, si dhe rreshtimi ynë kombëtar i padiskutueshëm me perëndimin, kurrë nuk do të vihet në pikëpyetje- qeveria Kurti do të avancoj drejt realizimit të plotë te aspiratave integruese. Ne jemi të vendosur që Kosova të respektoj çdo detyrim e marrëveshje ndërkombëtare sipas ligjit dhe përkushtimit të partneritetit.

Por, çka po vihet në pikëpyetje seriozisht është lojaliteti i presidentit të vendit ndaj interesave kombëtare e shtetërore dhe ndaj kushtetutës mbi të cilën bazohet edhe vetë autoriteti i pozitës së tij.

Problemi pra nuk është i politikës së jashtme, por i politikës së brendshme bazuar në mendësinë e vjeter( para 6 tetorit 2019)-Refuzimi për koordinim dhe respektim të vullnetit qytetar.

Kur një qytetar i Kosovës shkel ligjin, ndaj tij merren masa. Çka ndodh kur presidenti shkel themelin e ligjeve, pra kushtetutën, dhe jo vetëm njëherë? Shteti, interesi qytetar dhe funksionaliteti bazuar në kushtetutë nuk mund të mbahet peng nga një njeri.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat