Osmani: Do ta forcojmë procesin zgjedhor në vend

Aktuale

Osmani: Do ta forcojmë procesin zgjedhor në vend

Më: 26 shkurt 2020 Në ora: 17:49
Vjosa Osmani dhe Nataliya Apostolova

Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, priti në takim të përbashkët shefen e zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova, dhe ambasadorin e OSBE-së në Kosovë, Jan Braathu.

Në takim u diskutua lidhur me forcimin e procesit zgjedhor në Republikën e Kosovës, përmes implementimit të rekomandimeve të nxjerra nga misionet e BE-së dhe OSBE-së për vëzhgimin e zgjedhjeve në Kosovë.

Në këtë takim, Apostolova dhe Braathu kërkuan nga kryekuvendarja Osmani që të angazhohet në adresimin e këtyre rekomandimeve.

Ndërkaq Osmani ka ofruar mbështetje në këtë plan, duke potencuar se cilësia e procesit zgjedhor luan rol në avancimin e demokracisë në vend.

Kryeparlamentarja u zotua se shumë shpejt do të ndërmarr hapat e nevojshëm në koordinim me grupet parlamentare në Kuvendin e Kosovës, për të adresuar këtë çështje dhe për të garantuar rol proaktiv të Kuvendit në rregullimin e mëtutjeshëm të procesit zgjedhor në vend.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat