​BE mbetet i përkushtuar të mbështesë Kosovën në përmirësimin e gjendjes në arsim - Bota Sot
​BE mbetet i përkushtuar të mbështesë Kosovën në përmirësimin e gjendjes në arsim

Aktuale

​BE mbetet i përkushtuar të mbështesë Kosovën në përmirësimin e gjendjes në arsim

Më: 26 shkurt 2020 Në ora: 18:11
Pamje nga takimi

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Hykmete Bajrami, ka pritur sot në takim shefen e Zyrës së BE-së në Kosovë Nataliya Apostolova, me të cilën bisedoi rreth gjendjes në arsim dhe programit qeveritar që synon të bëjë ndryshime pozitive në të gjitha nivelet e arsimit.

Bajrami theksoi nevojën e mbështetjes së mëtutjeshme në realizimin e programit qeveritar për realizimin e reformave në të gjitha nivelet e arsimit, që kanë për qëllim ngritjen e cilësisë dhe zhvillimin e këtij sektori.

Ajo po ashtu tha se MASHTI mbetet i përkushtuar për të bashkëpunuar ngushtë me Zyrën e BE-së në Kosovë për realizimin e të gjitha obligimeve që dalin nga MSA dhe ERA.

Ndërsa, ambasadorja Apostolova tha se BE mbetet i përkushtuar që të mbështesë Kosovën në përmirësimin e mëtejmë në fushën e arsimit. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat