Osmani: Procedurat kushtetuese nuk do të duhej të keqinterpretoheshin si sulm apo kontestim ndaj NATO-s

Aktuale

Osmani: Procedurat kushtetuese nuk do të duhej të keqinterpretoheshin si sulm apo kontestim ndaj NATO-s

Më: 26 shkurt 2020 Në ora: 18:57
Vjosa Osmani

Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, ka folur për shkresën që kryeministri Albin Kurti i ka dërguar asaj, lidhur me implikimet kushtetuese të shkëmbimit të letrave të datës 19 prill 2013, ndërmjet kryeministrit të atëhershëm, Hashim Thaçi dhe sekretarit të Përgjithshëm të atëhershëm të NATO-s, Anders Fogh Rasmussen.

Osmani ka thënë se, ka marrë letrën e Kurtit dhe të njëjtën ua ka dërguar deputetëve.Kurti: Letërkëmbimin Thaçi-Rasmussen e mora nga një zyrtar i NATO-s, nuk e gjeta në zyrë.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti, nëpërmjet një letre, ka sjellë në vëmendje të Kuvendit një shkëmbim letrash të datës 19 prill 2013 ndërmjet ish-Kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi me ish-sekretarin e NATO-s, Andres Fogh Rasmussen. Meqë në letrën e tij, Kryeministri i vendit e nënvizon rëndësinë e informimit të të gjithë deputetëve të Kuvendit lidhur me këto dokumente dhe asnjëra nga to nuk janë cilësuar si të klasifikuara sipas ligjeve në fuqi, ju kam përcjellë deputetëve të plotë letrën e Kryeministrit Kurti, shkëmbimin e letrave të vitit 2013 ndërmjet Kryeministrit të atëhershëm z. Thaçi dhe sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, z. Rassmusen, si dhe Opinionin ligjor të Zyrës së Kryeministrit mbi këtë shkëmbim letrash”, ka thënë Osmani.

Kryeparlamentarja ka theksuar se respektimi i Kushtetutës së Kosovës është obligim i të gjithëve, siç është edhe ruajtja dhe kultivimi i partneritetit me partnerët tanë strategjikë.

Sipas saj, procedurat kushtetuese nuk do të duhej të keqinterpretoheshin si sulm apo kontestim ndaj NATO-s.

Haradinaj për letërkëmbimin Thaçi-Rasmussen: Kjo letër nuk është në fuqi, gjendja për të cilën flet Kurti është inekzistente

“Në takimin e sotëm me komandantin e KFOR-it, kam vlerësuar kontributin e kësaj force dhe të NATO-s në 20-vjet të angazhimit të saj për një Kosovë të sigurt dhe e kam siguruar që mbesim të përkushtuar për një bashkëpunim të thellë. Anëtarësimi i Kosovës në NATO është interes i yni shtetëror. Kërkesat që secili institucion në Kosovë të respektojë Kushtetutën dhe procedurat kushtetuese nuk do të duhej të keqinterpretoheshin si sulm apo kontestim ndaj NATO-s, por përkundrazi, si avansim të demokracisë e transparencës dhe respektimit të ligjit e kushtetutës në vend”, ka shkruar Osmani në Facebook.

Ndërkaq, edhe ish kryeministri, Ramush Haradinaj  ka komentuar letrën Thaçi – Rasmussen.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat