Kur do të hiqet taksa ndaj mallrave serbe dhe a do të vendoset reciprociteti, kjo është përgjigjja e Vjosa Osmanit

Aktuale

Kur do të hiqet taksa ndaj mallrave serbe dhe a do të vendoset reciprociteti, kjo është përgjigjja e Vjosa Osmanit

Më: 26 shkurt 2020 Në ora: 19:38
Vjosa Osmani

Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, në një intervistë është shprehur e bindur se nuk ka dallime mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, sa i përket vendosjes së reciprocitetit.

Osmani është shprehur se në programin qeverisës mes LDK-së dhe LVV-së, është bërë e qartë që tarifa 100% do të zëvendësohet me masën e reciprocitetit ndaj shtetit të Serbisë.

“Natyrisht që partnerët e koalicionit janë në kontakte për këtë gjë. Natyrisht ju e dini që të dyja partitë, kemi deklaruar se do ta heqim tarifën ndaj Serbisë. Ekziston një grup që udhëhiqet nga Ministria e Zvillimit Ekonomik, që janë duke analizuar se si do të ndodhë kjo. Më mirë është që për këtë cështje të pyetet qeveria e Kosovës, pasi që ne si Kuvend, nuk mund të marrim vendime”, ka thënë Osmani.

Ajo ka shtuar se për kohën kur pritet të hiqet taksa ndaj mallrave serbe, mund të pyetet qeveria e Kosovës, pasi që sipas saj, ky vendim është ekskluzivisht i ekzekutivit.

“Edhe për aspektin kohor më qartë mund të përgjigjet qeveria, pasi që ekipi që është caktuar për ta analizuar është i përbërë nga ana e qeverisë. Se a do të jetë kjo javë, apo javën tjetër, kjo do të bëhet në konsultim edhe brenda partnerëve të koalicionit, por edhe në konsultim me partnerët ndërkombëtar”, ka thënë Osmani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat