Zëdhënësi i PDK-së: Korrespodenca Thaçi-Rasmussen, mbrojti veriun e Kosovës

Aktuale

Zëdhënësi i PDK-së: Korrespodenca Thaçi-Rasmussen, mbrojti veriun e Kosovës

Më: 26 shkurt 2020 Në ora: 20:38
Avni Bytyçi

Zëdhënësi i PDK-së, Avni Bytyçi, ka folur për letrën që ka publikuar sot Albin Kurti për një korrespodencë mes ish-kryeministrit të asaj kohe Hashim Thaçi dhe Sekretarit të NATO-s, Rasmussen.

Bytyçi, në “Dossier D”  thotë se vetëm Gjykata Kushtetuese mund të bëjë konstatime për shkelje të Kushtetutës.

“Nuk besoj se këtë mendim e ka dhënë Zyra Ligjore e Kryeministrit pasi ata nuk mund të bëjnë një gjë të tillë pa presionin e Kurtit”.

Ai thotë se PDK-ja sa ka qenë në qeveri nuk ka bërë asnjë hap pa marrëveshje me SHBA-në dhe NATO-n.

“Ky letërkëmbim ka qenë i njohur për gazetarët, është përfolur për të. Kjo letër është bërë për të garantuar transformimin e FSK-së në Ushtri”.

Bytyçi thotë se Kurti nuk e ka problem këtë letërkëmbim të zotit Thaçi me Rasmusenin por “ka hallin si të arsyetohet para votuesve të vet që u ka bërë premtime”.

“Kurti e di se pa dialog dhe pa mbështetjen e SHBA-së nuk ka anëtarësim në OKB”.

Zëdhënësi i PDK-së thotë se marrëveshja është nënshkruar pasi Kosova nuk ka pasur kapacitete për të mbrojtur atë pjesë të territorit.

”Rreziku ka qenë që NATO të mos i besojë FSK-së. Zoti Thaçi ka marrë zotim që FSK-ja vetëm në koordinim me KFOR-it do të bëj lëvizje në veri”, tha ndwr tw tjera Avni Bytyçi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat