Amerika ia konfirmon Thaçit mbështetjen për FSK-në dhe për dialogun me Serbinë

Aktuale

Amerika ia konfirmon Thaçit mbështetjen për FSK-në dhe për dialogun me Serbinë

Më: 26 shkurt 2020 Në ora: 22:04
David Norquist dhe Hashim Thaçi

Zëvendëssekretari i Mbrojtjes i SHBA’së, David Norquist, ka folur pas takimit me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.

Thaci ka vizituar SHBA’në, dhe atje është pritur edhe nga Sekretari i Shtetit, Mike Pompeo.

“Ishte një nder që të takohem me Presidentin Hashim Thaçi në Pentagon”, thotë Norquist.

“Departamenti i Mbrojtjes vazhdon të mbështesë zhvillimin e FSK’së dhe përpjekjet që të normalizohen marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë, ka shtuar ai në rrjetin social Tuitter.

Ndërkohë, Thaci pas takimit me Pompeon tha se Kosova është e bekuar pasi ka ndihmën e SHBA’së për vazhdimin e rrugës Euro-Atlantike dhe krijimin e ushtrisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat