Pas publikimit të marrëveshjes sekrete, profesori zbulon planin e Thaçit, ja për çfarë e ka përgatit terrenin

Aktuale

Pas publikimit të marrëveshjes sekrete, profesori zbulon planin e Thaçit, ja për çfarë e ka përgatit terrenin

Nga: A.M. Më: 26 shkurt 2020 Në ora: 22:09
Hashim Thaçi

Prof.dr. Binak Maxharraj, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti po ia zbulon sekretet presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka analizuar këtë marrëveshje të nënshkruar në prill të 2013, dhe ka kërkuar që të bëhen bashkë për shkarkimin e Thaçit.

Postimi i plotë:

KURTI PO IA ZBULON SEKRETËT THAÇIT NË DEMË TË KOSOVËS.

Që në vitin 2013 Hashim Thaçi paska nenshkruar mareveshje të pa ligjeshme,antishtetnore me NATO-n qe FSK të mos shkoj në veri të Kosovës,kjo do te thotë:

-Se Veriun e Kosovës e lenë pa mbikqyerje shteterore kur FSK nuk guxon te shkelë ne Veri si ne gjithë teritorin e Kosovë

-E lenë me meshirën e Serbisë dhe strukturave kriminele serbe ne Veri te udhehequra dhe derigjuara nga Serbia,siç ka ndodhë dhe po ndodhë edhe tashti,

-Se sipas kësaj mareveshje edhe popullata shqiptare e deportruar me dhunë pas luftës me 3 mars 2000,ku pati edhe te vrar,te mos kethehet ne shtepit e tyre qe sot e kësaj dite nuk guxojnë të këthehën dhe jetojnë në shtetin e tyre si refugjat.

-Se a do te thotë kjo se me këtë Mareveshje edhe është pregatitur pastrimi i terenit për ndarjën e Veriut për te cilën u folë dhe po flitet qe disa vite me autoret Vuçiq-Thaçi-Rama.Kjo nuk është larg mendesh.

-Se kjo mareveshje e Hashim Thaçit sikurse edhe shumë mareveshje tjera qe i ka bërë me Serbin janë te kundëligjeshme,antikushtetuese për te cilat duhet te kërkohet përgjegjesi.

-Se qeveria e Kosoves me ne krye me Kryeministrin për këtë Mareveshje "sekrete" dhe shumë te tjerave ne damë te Kosovës duhet ti analizoi mire,të kërkon mendimin e gjykates Kushtetuese,të pastron se pari terenin ne fushën e prokurorisë dhe gjyeqsisë,sepse më këtë strukturë gjyqesore e kapur nga Pronto mafia dhe SHIK nuk mund te zgjidhish asgje dhe

-Në fundë duhet qe Presidentit ti kërkohet përgjegjesi ligjore për te gjitha skandalet dhe e bëra deri me tani

-Të kërkohet qe Presidenti Hashim Thaqi te shkarkohet nga Parlamenti i Kosovës me procedurë te shpejtë, sepse siç ka thanë Presidenti Ibrahim Rugova:"ky njeri është i rrezikshëm për shtetin".

-Te bëhët një koordinim me LDK dhe partit tjera qoftë edhe ne opozitë qe te ndëmarrin masa urgjente për shkarkimin e Hashim Thaçit .Fakte ka me thasë, sa te duash. Këtë duhet bërë sa më pare sa nuk është bërë vonë, sespe ky njeri nuk ndalet vet.nese nuk e ndalim.E dikur do te jete vonë kur ti sjellë ndonjë dem edhe me te madhë Kosovë

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat