Hasani: Nëse KFOR-i largohet, Serbia vjen në Kosovë për dy minuta - Bota Sot
Hasani: Nëse KFOR-i largohet, Serbia vjen në Kosovë për dy minuta

Aktuale

Hasani: Nëse KFOR-i largohet, Serbia vjen në Kosovë për dy minuta

Më: 27 shkurt 2020 Në ora: 00:33
Enver Hasani

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, letrën e Thaçit në adresë të Rasmussenit e ka quajtur obligim ndërkombëtar që vet Kosova e ka marrë përsipër.

Hasani thotë se marrëveshjet që ratifikohen në Kuvend nuk mund të kthehen mbrapa.

Ai ka thënë se baza juridike e letrës së Thaçit në adresë të Rasmussenit është Deklarata e Pavarësisë.

“Vetëm Kuvendi i Kosovës mund të bëjë ndryshime kushtetuese ku mund të kërkojë largimin e prezencës së huaj ushtarake”, tha ai.

Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare thotë se për shkak të zhvillimeve ndërkombëtare që lidhen me Lindjen e Mesme, Rusinë apo Iranin nuk është e pamundur që NATO të largohet nga Kosova.

“Nëse largohet KFOR-i nga Kosova çfarë do të ndodhte?! Serbia për dy minuta do të vinte në Kosovë. Kuptohet me ndihmën e Rusisë, pasi ajo asnjë luftë nuk e ka fituara pa Rusinë. Vetëm në një luftë është futur e vetme dhe atë e ka humbur në përballje me Bullgarinë”, tha ndër të tjera Enver Hasani.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat