Flet nipi i Qerim Kelmendit: E kanë vrarë, totalisht është i djegur

Aktuale

Flet nipi i Qerim Kelmendit: E kanë vrarë, totalisht është i djegur

Më: 27 shkurt 2020 Në ora: 09:36
Qerim Kelmendi

Vrasjen e ish-ushtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Qerim Kelmendit, e ka konfirmuar nipi i tij, Ali Kelmendi.

I kontaktuar Ali Kelmendi tha se për vrasjen e nipit të tij është njoftuar mëngjesin e sotëm, rreth orës katër.

“Unë  e konfirmoj mixh e kam, e kanë vra e kanë djeg në makinë, totalisht është i djegur. Më tutje nuk mundem me të thënë asgjë”, tha Kelemendi 

I pyetur nëse familja ishte në njohuri për ndonjë telashe eventuale që ka mundur ta ketë Qerim Kelemendi, Aliu tha se nuk di asgjë rreth kësaj.

“Nuk i di detajet se unë jetoj në qytet ai në fshat, veç më ka thirrë vëllau ka ora katër e mëngjesit, më tutje nuk di asgjë. Jam shumë i zënë…”, tha ai.

Duke u thirrur në burime të veta media raportoi se ish-ushtarin e UÇK-së, Qerim Kelmendin, fillimisht e kanë qëlluar me breshëri automatiku pastaj ia kanë djegur trupin. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të shtëpisë së tij në Zahaq të Pejës, ndërsa në bazë të verifikimit të targave është konfirmuar se edhe vetura në të cilën iu dogj trupi ishte në pronësi të tij.

Rasti është cilësuar si ‘vrasje’, përderisa policia thekson se po bëhet përpjekje maksimale për arrestimin e dorasit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat