Ky kishte qenë postimi i fundit i Qerim Kelmendit, ka të bejë me këtë përson

Aktuale

Ky kishte qenë postimi i fundit i Qerim Kelmendit, ka të bejë me këtë përson

Më: 27 shkurt 2020 Në ora: 10:35
Qerim Kelmendi

Qerim Kelmendi, ish-ushtar i UÇK-së u gjet i vdekur e i djegur në veturën e tij në Pejë.

Për këtë rast ende nuk dihen detaje, ose se çka saktësisht ndodhi.

Por, në postimin e fundit të Kelmendit në rrjetin social në Facebook, ai kishte thënë që urrehet nga mijëra shqiptarë.

Këtë postim e ka bërë në mbrojtje të ish-luftëtarit tjetër Nasim Haradinajt, pasi ky i fundit e kishte quajtur ish-Presidentin e Kosovës, tradhtarë.

“Po, Smajl Haradinaj e Nasim Haradinaj janë Tradhtarë, sepse ishin pakic, ishin kundër Serbisë, luftuan kundër Serbisë dhe shumicēs shqiptare ! Edhe Unë jam tradhtarē si Smajl Haradinaj dhe Nasim Haradinaj, sepse, njësoj si ta, jam i urryer nga mijra shqiptarë !”, pati shkruar Qerim Kelmendi.

Image
Postimi i fundit

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat