Kurti urohet nga kryeministri i Greqisë - Bota Sot
Kurti urohet nga kryeministri i Greqisë

Aktuale

Kurti urohet nga kryeministri i Greqisë

Më: 27 shkurt 2020 Në ora: 11:10
Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka pranuar një telegram urimi nga kryeministri i Greqisë Kyriakos Mitsotakis.

Mitsotakis e ka përgëzuar Kurtin zgjedhjen e tij si kryeministër.

Ai i ka uruar suksese në detyrën e re dhe të rëndësishme.

Në urim shkruan:

I nderuar z. Kurti,

 Dëshiroj të ju përgëzoj për zgjedhjen tuaj si Kryeministër, dhe ju uroj  çdo sukses!

Siç e dini, Greqia gjithmonë ka qenë avokat i vazhdueshëm i perspektives Evropiane për Ballkanin Perëndimor, me qëllim të promovimit të stabilitetit dhe prosperitetit në rajonin tonë të përbashkët, Evropën Jug-Lindore.

Jam i bindur se zbatimi i reformave të nevojshme nga ana e Prishtinës, në përputhje me rekomandimet e BE-së, vazhdimi i dialogut ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, të lehtësuar nga ana e BE-së, si dhe shmangia e veprimeve që janë në kundërshtim me marrëdhëniet e mira fqinjësore, do të fuqizonte perspektiven tuaj Evropiane. Në këtë drejtim, Greqia do të vazhdojë të mbështesë në mënyrë aktive aspiratat e popullit të Kosovës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat