Haradinaj kërkon zbardhjen e vrasjes së Qerim Kelmendit

Aktuale

Haradinaj kërkon zbardhjen e vrasjes së Qerim Kelmendit

Më: 27 shkurt 2020 Në ora: 11:15
Ramush Haradinaj

Ish-kryeministri i Repbulikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar lidhur me vrasjen e e ish ushtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Qerim Kelmendit.

Haradinaj duke iu shprehur ngushëllime familjarëve të të ndjerit, ka kërkuar që ky rast të zbardhet sa më shpejt nga organet e drejtësisë.

“Sot me pikëllim morëm lajmin për vrasjen e bashkëluftëtarit të orëve të hershme të UÇK-së Qerim Kelmendi. Familjes dhe bashkëluftëtarëve u shprehi ngushllimet e sinqerta. I bëj thirrje organeve të drejtësisë që sa më shpejtë të zbardhin rastin”, ka shkruar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat