Flet Ibrahim Kelmendi për vrasjen e vëllait, tregon se në kë dyshon

Aktuale

Flet Ibrahim Kelmendi për vrasjen e vëllait, tregon se në kë dyshon

Më: 27 shkurt 2020 Në ora: 12:06
Ibrahim Kelmendi

Pas mesnatës në fshatin Llabjan të Pejës është vrarë ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Qerim Kelmendi.

Sipas policisë, viktima u gjet brenda veturës, e cila ishte përfshirë tërësisht nga zjarri.

Viktima është vëllai i Ibrahim Kelmendit, anëtar i Lëvizjes Popullore të Kosovës. Pas reagimit të ashpër që pati në llogarinë Facebook për vrasjen e të vëllait, Kelmendi ka folur edhe për mediat vendore.

Ai tha se dyshon se vëllanë ia vranë mercenarët e komanduar nga BIA e Serbisë. “Dyshoj në vrasës mercenarë që i ka komanduar BIA e Serbisë, duke shfrytëzuar debatin e ndezur për “vrasjet politike”.

Policia e Kosovës ka treguar se deri më tani nuk ka asnjë person të dyshuar në lidhje me vrasjen e Kelmendit.

Ish- pjesëtari i UÇK-së ka lënë pas bashkëshorten dhe një vajzë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat