Qeveria e Kosovës do të mbajë mbledhje sot në orën 16:00

Aktuale

Qeveria e Kosovës do të mbajë mbledhje sot në orën 16:00

Më: 27 shkurt 2020 Në ora: 14:29
Qeveria e Kosovës

Qeveria e Kosovës do të mbajë mbledhje sot në orën 16:00, njofton Zyra e kryeministrit.

Në takimin e sotëm pritet të diskutohet për heqjen e tarifës dhe vendosjen e reciprocitetit.

Kryeministri Kurti dëshiron të vendosë masat e reciprocitetit, e më pas ta heqë tarifën ndaj produkteve serbe, gjë që po kundërshtohet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Zyrtarët më të lartë të LDK-së, përfshirë Isa Mustafën e Lutfi Haziri kanë deklaruar se në lidhje me këtë çështje duhet të veprohet në bashkërenditje dhe sipas kërkesave të SHBA-së.

Zëvendëskryeministri Avdullah Hoti vazhdimisht ka shkruar së fundmi që nuk duhet të rrezikohet partneriteti me SHBA-në dhe se duhet të hiqen pengesat e “vetëshkaktuara” për ndërprerjen e dialogut me Serbinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat