Tronditë ish-agjenti i SHIK-ut pas vrasjes së Qerim Kelmendit: Publikon dy pista, paralajmëron uragan tragjik për Kosovën

Aktuale

Tronditë ish-agjenti i SHIK-ut pas vrasjes së Qerim Kelmendit: Publikon dy pista, paralajmëron uragan tragjik për Kosovën

Nga: N.Sh Më: 27 shkurt 2020 Në ora: 14:47
Qerim Kelmendi

Ishte mesnata e mbrëmshme kur edhe u nda nga jeta ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Qerim Kelmendi.

Kelmendi u vra pas mesnatës në fshatin Llabjan të Pejës, ndërsa trupi i tij, sipas Policisë së Kosovës, është gjetur brenda veturës e cila ishte përfshirë tërësisht nga zjarri.

Pas kësaj vrasje, ka reaguar ish-eprori i lartë i UÇK-së, Policisë së Kosovës dhe ish-agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari.

Miftari përmes një postimi në Facebook, thotë se ky është fillimi i vrasjeve bullgare.

Sipas Miftarit, ky është një fillim i vrasjeve të cilin e quan uragan tragjik për vendin tonë.

Ai ka jep edhe dy pista se pse ka mund të ndodh vrasja e Qerim Kelmendit.

Postimi i plotë:

Fillimi i vrasjeve bullgare .!

Vrasja e Qerim Kelmendit njërit nder ushtarët e par të UÇK_ es luftar kontraverz një vrasje me qellim të errët të vdekurit nuk flasin, rezultat zingjiri i ndodhive rreth gjykatës speciale .!

Filluan vrasjet dhe hakmarrjet e vrasjeve politike ky nuk dojet fundi po fillimi i një urugvanit tragjik për vendin ton,dy pista vrasje me qellim të mbulimit të disa vrasjeve krimev të pasluftes apo hakmarrje aty ku nuk sundon ligji dhe shtetin ligjin e bajn plumbat dhe hakmarrja.?

Hashim, Xhavit,Fatos,Adem a mos keni ju rasisht naj informacjon shtes pse.?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat