Reagon Shpend Ahmeti: Nuk kam interes ta mbroj askënd, lëre më Thaçin

Aktuale

Reagon Shpend Ahmeti: Nuk kam interes ta mbroj askënd, lëre më Thaçin

Nga: G.B Më: 27 shkurt 2020 Në ora: 14:54
Shpend Ahmeti

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka reaguar lidhur me letrën e Thaçit me NATO-n për FSK-në në veri.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook ai ka reaguar ndaj lajmeve se ai ka mbrojtur Thaçin, derisa është pyetur nga gazetarët gjatë hapjes së një çerdhe në Kalabri, përcjell Bota sot.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ai ka thënë se nuk ka interes ta mbrojë askënd e lëre më Thaçin apo ta akuzojë dikë për marrëveshje të fshehtë me NATO-n.

Postimi i tij i plotë në Facebook:

Sot e kemi hap cerdhen e re në Kalabri.

Pyetja e gazetarëve ishte “çka mendoni për marrëveshjen e fshehtë të Thaqit”

Përgjigja: më shumë po kam dëshirë me hap çerdhe se sa me fol për letra të 2013. Mandej fola dicka vec sa me mbyll temën.

Titulli: Ahmeti mbron Thaqin, nuk ishte marrëveshje.

P.S. nuk kam kurfarë interesimi me mbrojt askënd e lere me Thaqin e as me akuzu najkend për marrëveshje të fshehtë me NATO. Kemi shumë probleme tjera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat