Kurti reagon për vrasjen e Kelmendit, ja si e quan

Aktuale

Kurti reagon për vrasjen e Kelmendit, ja si e quan

Nga: A.ZH Më: 27 shkurt 2020 Në ora: 15:13
Qerim Kelmendi

Kryeministri Albin Kurti, ka reaguar pas lajmit për vrasjen e ish-ushtarit të UÇK-së Qerim Kelmendit.

Kurti ka thënë se në kohë paqe, askush nuk duhet të jetojë me ndjenjën e frikës e sidomos ata që sakrifikuan më së shumti.

Kryeministri ka kërkuar nga Policia dhe Prokuroria që të hetojnë këtë vrasje, të cilën ai e ka quajtur “mizore”, përcjell Bota sot.

Postimi i plotë i Kurtit në Facebook:

Herët nga ministria e pastaj nga mediat mësuam se është vrarë dhe djegur në makinën e tij, Qerim Kelmendi, ish ushtar i UÇK-së.

21 vjet pas luftës, në kohë të paqes, askush nuk duhet të jetojë me ndjenjën e frikës e sidomos ata që sakrifikuan më së shumti.

Policia dhe prokuroria duhet ta hetojnë me gjithë kapacitetin e tyre këtë vrasje mizore që është më shumë se krim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat