Kurti kërkon largimin nga skena politike dhe publike për Edi Ramën dhe Baton Haxhiun

Aktuale

Kurti kërkon largimin nga skena politike dhe publike për Edi Ramën dhe Baton Haxhiun

Nga: N.Sh Më: 27 shkurt 2020 Në ora: 15:16
Baton Haxhiu, Sergey Lavrov dhe Edi Rama

Ishte gazeta “Bota sot”, e cila zbuloi një fotografi të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama së bashku me gazetarin Baton Haxhiun dhe ministrin e Jashtëm rus, Sergey Lavrov.

Kryeministri shqiptar po qëndron në Moskë në cilësinë e kryesuesit të OSBE-së, por gazetari Haxhiu nuk dihet se në çfarë cilësie është atje.

Megjithatë, prof. Faton Kurti, kryetar i Partisë Republikane të Kosovës, po kërkon largimin e menjëhershëm nga jeta politike dhe publike të këtyre njerëzve.

Kurti përmes një postimi në Facebook, ku ka publikuar fotografinë e njëjtë e titullin “Rama dhe Haxhiu me mentorin e tyre Lavrov!!!”

Sipas tij, rruga e shqiptarëve është vetëm ajo euroatlantike dhe kurrsesi ajo ruso-serbe.

Postimi i plotë:

Rusofilët, Rama dhe Haxhiu me mentorin e tyre Lavrov!!!

Rama "lideri global" pasi e bëri Shqipërinë "Zvicër" tani nuk i ka mbetur asgjë tjetër veçse ta sjellë paqen mes Ukrainës dhe Rusisë!!!

Rruga e Shqiptarëve është vetëm ajo euro-atllantike dhe kurrsesi ajo serbo-ruse.

Kërkohet largimi i menjëhershëm nga jeta politike dhe publike e këtyre njerëzve të shitur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat