Mbledhja e Qeverisë e anuluar sot mbahet nesër në mesditë

Aktuale

Mbledhja e Qeverisë e anuluar sot mbahet nesër në mesditë

Më: 27 shkurt 2020 Në ora: 15:20
Qeveria Kurti

Edhe zyrtarisht zyra për media e Qeverisë së Republikës së Kosovës ka njoftuar se është shtyrë mbledhja e sotme e paraparë që të fillonte në orën 16:00.

Mbledhja do të mbahet nesër më 28 shkurt në orën 12:00.

“Ju njoftojmë se mbledhja e Qeverisë  e paraparë të mbahet  sot, 27 shkurt  2020, prej orës 16:00, shtyhet për nesër, 28 shkurt në orën 12:00”, shkruhet në njoftimin e qeverisë.

Gazeta Express para pak minutash ka raportuar për anulimin e mbledhjes që ka ardhur si pasojë e mospajtimeve ndërmjet partnerëve të koalicionit rreth çështjes së taksës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat