Gazetari nga Shqipëria mbron Kurtin: Bravo Albin!

Aktuale

Gazetari nga Shqipëria mbron Kurtin: Bravo Albin!

Nga: A.ZH Më: 27 shkurt 2020 Në ora: 15:30
Albin Kurti, Hashim Thaçi; foto ilustrim nga "Bota sot"

Gazetari nga Shqipëria Andi Bushati, i ka dalë në mbrojtje kryeministrit të Kosovës Albin Kurtit, pas kritikave se ka publikuar “marrëveshjen sekrete” të Hashim Thaçit me NATO-n, për mos hyrjen e FSK-së në veri të Kosovës.

Bushati ka thënë se Hashim Thaçi nuk është dashur të fsheh marrëveshjen nga Kuvendi, përcjell Bota sot.

Sipas gazetarit, më shumë se ambasadori Richard Grenell, kanë të drejtë zgjedhësit e Kosovës, për të përcaktuar se kush do ta përballë Aleksandar Vuçiqin në dialogun me Serbinë.

Postimi I Bushatit në Facebook, pa ndërhyrjen e redaksisë:

Bravo Albin... Erdhi dita

Ka shume shqiptare qe po shfaqen te shqetesuar me veprimet e Albin Kurtit, dhe shperthejne njesoj si besimtaret iracionale te cileve u prekin profetn e tyre;

po perpara se te tremben se mos prishemi me NATO-n, mire eshte te bejne pyetjen: a mund te firmose nje person marrveshje sekrete duke ia fshehur parlamentit;

perpara se te friksohen se mos na ndeshkon nje diplomat kaubojs, eshte mire te mendojne nese ka te drejte ai me shume sesa zgjedhesit e Kosoves, per te percaktuar se kush do ta perballe Vuçiçin ne dialog.

Ata qe respektojne me shume Grenellin sesa veten e tyre, jane te shtirur edhe ne pasionin ndaj Amerikes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat