Osmani: Projektet me të cilat shkëmbehet dija e ndihmojnë Kosovën

Aktuale

Osmani: Projektet me të cilat shkëmbehet dija e ndihmojnë Kosovën

Më: 27 shkurt 2020 Në ora: 15:31
Kryeparlamentarja Osmani u takua me zëvendës presidentin e Parlamentit Evropian Rainer Wieland

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani u takua me zëvendës presidentin e Parlamentit Evropian Rainer Wieland, i shoqëruar nga disa kryetarë komunash e biznesesh gjermane.

Osmani i ka thënë zëvendës presidentit të Parlamentit Evropian se synon ta fuqizojë edhe më tej rolin e Kuvendit dhe ta rrisë mbikëqyrjen efektive ndaj Qeverisë.

Në këtë kontekst, ajo ka potencuar se sikurse në Gjermani, Kuvendi i Kosovës po përpiqet ta reduktojë përdorimin e letrës, duke i dhënë një fokus të veçantë zhvillimit të politikave mjedisore.

Ajo ka falënderuar Wieland për mbështetjen e deritashme dhe ka thënë se projektet me të cilat shkëmbehet dija, e ndihmojnë fuqishëm Kosovën.​

Ndërsa zëvendës presidenti i PE-së, Wieland ka shprehur interesimin që të vazhdojë projekti i shkëmbimit të nxënësve me komunat gjermane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat