Vrasja e Mon Balajt dhe Arben Xheladinit: Ministria e Drejtësisë kërkon nga Rumania të njoftohet për arritjen e hetimeve

Aktuale

Vrasja e Mon Balajt dhe Arben Xheladinit: Ministria e Drejtësisë kërkon nga Rumania të njoftohet për arritjen e hetimeve

Më: 27 shkurt 2020 Në ora: 15:54
Mon Balaj dhe Arben Xheladini

Sot, Ministria e Drejtësisë i është drejtuar me një kërkesë Ministrisë së Drejtësisë së Rumanisë për t’u njoftuar në lidhje me arritjet në procesin e hetimeve që shteti rumun po bën në kuadër të hetimeve për vrasjen e dy protestuesve, Mon Balaj dhe Arben Xheladini, në Prishtinë, në protestën e 10 shkurtit 2007, në të cilën u përfshinë policë rumun në kuadër të forcave policore të Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë.

Image
Dokument

Ministria e Drejtësisë përmes kësaj kërkese është e interesuar që nga institucionet e drejtësisë rumune të njoftohet nëse është marrë vendimi përfundimtar për këtë rast që ka nisur në vitin 2009.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat