Paralajmëron Milaim Zeka: Nëse ndodh kjo, qeveria do të bie, Kosova do të izolohet

Aktuale

Paralajmëron Milaim Zeka: Nëse ndodh kjo, qeveria do të bie, Kosova do të izolohet

Nga: A.ZH Më: 27 shkurt 2020 Në ora: 16:02
Milaim Zeka

Zëvendëskryeministri i Kosovës nga LDK-ja Avdullah Hoti, ka kërkuar heqjen e taksës ndaj produkteve serbe dhe boshnjake.

Ai ka thënë se taksa duhet të hiqet sa më shpejtë, pasi sipas tij, ajo po komprementon seriozisht pozitën negociuese në dialog, dëmton raportin me SHBA dhe BE, si dhe rrezikon një izolim për Qeverinë dhe vendin.

“Tarifa mbi mallrat serbe dhe boshnjake është pengesë e pa kapërcyeshmë për komunitetin ndërkombëtar, SHBA dhe BE. Çdo shtyerje për heqjen e tarifës komprementon seriozisht pozitën tonë negociuse në këtë dialog, dëmton raportin tonë me SHBA dhe BE, si dhe rrezikon një izolim për Qeverinë dhe vendin”, ka shkruar Hoti në një postim në Facebook.

Postimin e tij e ka shpërndarë edhe ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës Milaim Zeka, përcjell Bota sot.

Zeka ka thënë se nëse nuk ndodhë kështu siç ka thënë Hoti, do të bie Qeveria e Kosovës dhe do të izolohet Kosova.

“Nëse nuk ndodhë keshtu si thotë profa, qeveria bjen, Kosova izolohet, popullit i luhet edhe baba...”, ka shkruar Zeka në një postim në Facebook./BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat