Flet përsëri kryeministri Kurti, tregon se çfarë do të ndodh me presidentin Thaçi pas ‘marrëveshjes sekrete’

Aktuale

Flet përsëri kryeministri Kurti, tregon se çfarë do të ndodh me presidentin Thaçi pas ‘marrëveshjes sekrete’

Nga: D.RR Më: 27 shkurt 2020 Në ora: 16:54
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një postim në Facebook ka folur përsëri rreth ‘marrëveshjes së fshehtë’ të presidentit Thaçi me zyrtarë të NATO-së.

“ Para tre muajve isha në ndërrimin e komandës së KFOR-it ku Gjeneral Michele Risi mori komandën. Sot e mirëprita në Kryeministri. E kam thenë atëherë, e them tash dhe do të them përherë se prania e NATO-s në Kosovë është e pazëvendësueshme gjersa rajoni është ende jostabil dhe përderisa përballemi me një shtet që ka pretendime territoriale ndaj nesh”, ka shkruar Kurti.

Gjithashtu ai tregon miqësinë me NATO-në.

“NATO nuk ka nevojë për shkëmbime të fshehta me popullin e Kosovës sepse ne e kemi pritur me lule e me përqafime. Nuk është e rastësishme që nga zyrtari i NATO-s unë e mora letërkëmbimin dhe jo nga Presidenti ynë. Çështja është pse Presidenti e bëri atë zotim mu në ditën kur edhe nënshkroi 'Zajednicën' me Daçiqin në Bruksel? Pse nuk e njoftoi askënd, dhe a veproi Presidenti në përputhje me ligjin dhe Kushtetutën?”, ka thënë Kurti.

Ai ka lënë të nënkuptohet se nuk ka hequr dorë nga iniciativa për shkarkimin e presidentit Thaçi.

“Institucionet duhet të respektojnë e zbatojnë ligjet dhe Kushtetutën”, ka shkruar ndër tjera kryeministri Kurti.

Postimi i plotë:

1. Para tre muajve isha në ndërrimin e komandës së KFOR-it ku Gjeneral Michele Risi mori komandën. Sot e mirëprita në Kryeministri. E kam thenë atëherë, e them tash dhe do të them përherë se prania e NATO-s në Kosovë është e pazëvendësueshme gjersa rajoni është ende jostabil dhe përderisa përballemi me një shtet që ka pretendime territoriale ndaj nesh.

2. NATO nuk ka nevojë për shkëmbime të fshehta me popullin e Kosovës sepse ne e kemi pritur me lule e me përqafime. Nuk është e rastësishme që nga zyrtari i NATO-s unë e mora letërkëmbimin dhe jo nga Presidenti ynë. Çështja është pse Presidenti e bëri atë zotim mu në ditën kur edhe nënshkroi 'Zajednicën' me Daçiqin në Bruksel? Pse nuk e njoftoi askënd, dhe a veproi Presidenti në përputhje me ligjin dhe Kushtetutën?

3. Ajo që ne kemi bërë është publikimi i një letre e cila ishte mbajtur e fshehur nga publiku. Me sa kam parë, askush nuk na ka kritikuar se përse e kemi bërë transparente një letër të mbajtur fshehtë, e cila nuk ka qenë dokument i klasifikuar, por kritikuan opinionin ligjor nga zyra ime se pse ka rekomanduar shkarkimin e presidentit.

4. Ne jemi shoqëri e hapur që po ndërtojmë demokraci të qëndrueshme me punën e një qeverie progresive. Do të ketë dhe duhet të ketë debate e kritika e mospajtime çdoherë por duhet të ndërtojmë shtetin e së drejtës. Institucionet duhet të respektojnë e zbatojnë ligjet dhe Kushtetutën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat