Pamje ekskluzive: Momenti kur sulmohet fizikisht zv/ministri Sveçla, goditet në kokë!

Aktuale

Pamje ekskluzive: Momenti kur sulmohet fizikisht zv/ministri Sveçla, goditet në kokë!

Më: 27 shkurt 2020 Në ora: 16:59
Xhelal Sveçla

Rreth orës 16:00, në njërën prej lokaleve te “Kafet e Vogla” në Prishtinë, është sulmuar fizikisht zv/ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

Mediat ishtin në vendin e ngjarjes dhe nga afër  kanë parë këtë ngjarje. Fillimisht, cak i sulmit nuk ishte zv/ministri i Qeverisë “Kurti”.

I dyshuari sulmoi një të mitur (shitës të krem bananeve) pa kurrfarë arsye. E më pas, reagoi Sveçla duke tentuar ta qetësonte situatën.

Mirëpo, i dyshuari nuk kursyeu as zv/ministrin duke e sulmuar dhe goditur me kokë.

Ndryshe, VV-ja ka hedhur poshtë në disa media se ka pas përplasje fizike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat