“Albin vëlla, hiqe taksën – mos na ngatërro me Amerikën”

Aktuale

“Albin vëlla, hiqe taksën – mos na ngatërro me Amerikën”

Nga: A.ZH Më: 27 shkurt 2020 Në ora: 17:02
Albin Kurti

Profesori dhe njohësi i çështjeve politike Binak Maxharraj, ka kërkuar nga kryeministri i Kosovës Albin Kurti, të heq taksën ndaj Serbisë dhe Bosnje e Hercegovinës.

Ai ka kërkuar nga kryeministri që Kosovën të mos e “ngatërrojë me Amerikën”, përcjell Bota sot.

Sipas Maxharrajt, Amerika është mbrojtësja e vetme e Kosovës.

Profesori ka theksuar se pas heqjes së taksës, duhet të ketë reciprocitet, por ky proces, sipas tij, duhet të bëhet me mençuri dhe ngadalë.

“Albin vëlla, hiqe taksën, edhe ashtu i ka dalë boja. Hiqe e mos na ngatërro me Amerikën. Ajo është e vetmja mbrojtëse jona. Pas taksës lë të vijë reciprociteti, por më mençuri dhe ngadalë”, ka deklaruar Binak Maxharraj./BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat