Polica flet për rastin e Zv.Ministrit Sveçla

Aktuale

Polica flet për rastin e Zv.Ministrit Sveçla

Më: 27 shkurt 2020 Në ora: 17:06
Foto Ilustrim

Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me përleshjen fizike që ndodhi sot në Prishtinë, e ku i pranishëm ishte zëvendësministri Xhelal Sveçla.

Zëdhënësi i policisë, Daut Hoxha ka thënë se rasti ka ndodhur rreth orës 15:54 minuta, derisa, një 20-vjeçar ka sulmuar një person të mitur.

Policia thotë se disa qytetarë të pranishëm kanë intervenuar që të ndalojnë këtë sulm.

“Me datë 27.02.2020 në ora 15:54 min.  Policia ka pranuar informacionin se ne rrugën “Fehmi Agani” te një lokal është një rrahje në progres, njesia policore ka dal menjëher në vend të ngjarjes , ku edhe kanë hasur në personin e dyshuar (viti i lindjes 2000), i cili dyshohet se ka sulmuar një person të moshes së re. Pas ketij sulmi disa persona/qytetarë të cilet kanë qenë afër lokacionit të incidentit kanë intervenuar që ta ndalojn këtë sulm. Raportohet se viktima është larguar nga vendi i ngjarjes dhe Policia është në proces te mbledhjes se të gjitha informacioneve relevante lidhur me kete rast. Pas raportimeve shtese do te njoftoheni per detajet tjera”, ka thënë Hoxha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat