Kimete Berisha i thotë Albin Kurtit: Nuk qeveriset me mendt të Ramushit, shlirë hiqe taksën

Aktuale

Kimete Berisha i thotë Albin Kurtit: Nuk qeveriset me mendt të Ramushit, shlirë hiqe taksën

Nga: A.M. Më: 27 shkurt 2020 Në ora: 17:12
Kimete Berisha, Albin Kurtit

Publicistja Kimete Berisha, ka reaguar lidhur me zhvillimet e fundit rreth heqjes së taksës.

Ajo në një shkrim në Facebook, i ka thënë kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit që lirisht ta heq taksën, pasi që kjo ishte ideja e ish kryeministrit Ramush Haradinajt.

Shkrimi i plotë:

Nuk qeveriset me mendt të Ramushit.

Taksa ishte ide e Ramushit.

Veç Ramushi 'e di' çka ka dashur të bëjë me taksën.

Prandaj, të heqësh dorë nga një ide që s'është 'e jotja', a ka më lehtë.

Taksa në dorën e qeverisë Kurti është një 'peshqesh' nga qeveria Haradinaj.

Të kesh në dorë një 'vendim' që s'është 'i joti' për ta 'shitur shtrenjë' atë vendim, si kompromis, a ka më fat.

Sepse, Ty nuk po të bjen m'i shkel premtimin tënd, por premtimin e 'huaj'.

Të dukesh se për hir të Amerikës po lëshon 'pe' për taksën, po sakrifikon dhe po jep diçka që nuk ishte vendim dhe 'idea' jote, është fat i madh.

Se ty po të bjen me 'ble' simpatinë amerikane me 'djersë' t'Ramushit.

- Taksa ishte e domosdoshme për të kaluarën.

- Heqja e taksës është e domosdoshme për të tashmen.

P.S. Reciprociteti është proces, heqja e taksës është 'hyrje' në proces.

Shlirë hiqe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat