Abdixhiku takohet me Apostolovën, flasin për projektet e përbashkëta

Aktuale

Abdixhiku takohet me Apostolovën, flasin për projektet e përbashkëta

Më: 27 shkurt 2020 Në ora: 17:24
Nataliya Apostolova, Lumir Abdixhiku

Ministri i Infrastrukturës dhe Ambientit, Lumir Abdixhiku, ka pritur në takim Shefen e Zyrës së Bashkimit Europian në Kosovë, Nataliya Apostolova.

Në takim njohës, Abdixhiku dhe Apostolova biseduan për projektet e përbashkëta dhe planet e së ardhmes në dikasterin e mjedisit dhe infrastrukturës.

Derisa Abdixhiku shpalosi prioritetet qeverisëse, shefja e BE-së i shprehu gatishmërinë për përkrahje financiare, politike e këshilluese në realizim të projekteve të mira për Kosovën.

Abdixhiku tha se është falënderues për përkrahjen e vazhdueshme që BE-ja ka dhënë dhe vazhdon të ofrojë për shtetin e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat