Njohësi i çështjeve të sigurisë, reagon ndaj Kryeministrit Kurti

Aktuale

Njohësi i çështjeve të sigurisë, reagon ndaj Kryeministrit Kurti

Nga: D.B. Më: 27 shkurt 2020 Në ora: 17:47
Fadil Kajtazi

Në lidhje me kërcënimin e Kryeministrit të vendit Albin Kurtit për mos të hequr tarifën ka reaguar edhe njohësi i çështjeve të sigurisë, i cili përmes një postimi në Facebook, ka thënë se në rastin e Kosovës politika e sigurisë bazën mbështetëse, apo të ekzistencës e ka në Politikën e jashtme.

Sipas Kajtazi, politika e sigurisë së një vendi përfaqëson në tërësi aspiratat, besimet, dëshirat dhe frikën e një kombi. Ai ka përmendur edhe disa faktorë të cilët janë në mungesë  të madhe në raport me rreziqet që i kanosën vendit tonë.

Ja postimi i plotë:

Politika e sigurisë së një vendi përfaqëson në tërësi aspiratat, besimet, dëshirat dhe frikën e një kombi. Më saktë, përmes saj sigurohet qenia biologjike e një kombi, resurset e mbijetesës së tij, trashëgimia kulturore etj. Kjo varet nga tre faktorë qenësor"

1. Politika e jashtme- marrëdhëniet me aleatet; 2. politika ekonomike; 3. politika e mbrojtjes.
Kombet e qytetëruar jetojnë, mbijetojnë duke i balancuar këta tre faktor. Të pakta janë kombet që i kanë të gjitha me bollëk, aty ku e kanë deficitin e plotësojnë me suficitin e tjetrit faktorë.Në rastin e Kosovës, politika e sigurisë bazën mbështetëse, apo të ekzistencës e ka në Politikën e jashtme. Dy faktorët tjerë i kemi në mungesë të madhe në raport me rreziqet që i kanosën vendit. Ne mezi ja dalim të kemi një buxhet rreth 2, 5 miliard, karshi një shteti me predispozita armiqësore deri në shfarosje në raport me Kosovën, e që ka një buxhet deri 4 herë më të madh. Prishja e raporteve me ata që sigurojnë mbijetesën tënde si shtet dhe komb bëhet nga ata që nuk kanë haber nga punët shtetërore, ose nga ata që janë të kurdisur me herët për të bërë këtë, (nuk po dua të ju them tradhtar).


Në vitin 2000, nëse nuk gaboj viti, por e di që kryeministër i Serbisë ka qenë Koshtunica. Në një seancë të qeverisë është diskutuar çka me Kosovën? Konkludimi ka qenë: "Ne Kosovën e humbëm me luftë, dhe nuk do të mundemi ta kthejmë me luftë. E vetmja mënyrë për ta kthyer është nëse shqiptarët i fusim në konflikt me Bashkësinë Ndërkombëtare". Dhe për përcjellësit e vëmendshëm të ngjarjeve në Kosovë nga viti 2000, e këndej, është mese evidente përpjekja e grupacionëve shqiptare për të na futur në konflikt me perëndimin. Janë përdorur mënyra me perfide duke filluar me ekstremizëm fetar, me formimin e AKSH etj, ku ngjarjet e marsit 2004, janë kulminante. Për vrojtuesin e vëmendshëm nuk nevojitet ditë e madhe që VV dhe grupe rreth të ashtuquajturit "krahu i luftës" kanë qenë të përfshira në këto aktivitete, disa nga injoranca e disa nga kurdisja.


Krejt në fund, nuk po mundem të bëj vlerësim se cili është dëmi më i madh për Kosovën: 1. Dokumenti i Thaçit i nënshkruar me NATO, apo 2. Refuzimi i Kurtit për t'i dëgjuar amerikanët për tarifën. Sikur mos t'i dëgjonim amerikanët në Rambujë  që ka qenë ide e Kurtit dhe e Demaçit, sot në Kosovë do të kishte prezencë policore dhe ushtarake serbe, kurse ne do të mjaftoheshim me një autonomi të zgjeruar. Unë do t'i kisha duartrokitur Kurtit nëse ai dje do të kishte quar në kushtetuese Presidentin për shkak se ai që dy vite krijon opinion ndërkombëtar për ndarjen e vendit, ndërkohë që është autoriteti që kushtetuta e autorizon për ruajtjen e unitetit të tij. Prandaj, ata që kuptojnë pak nga politika, nga siguria nacionale jo vetëm Kurtit por askënd nuk duhet ta lejojnë që të rrënon faktorin e parë të Sigurisë Nacionale, e që është Politika e jashtme apo përkthyer bukfalisht, marrëdhëniet me aleat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat