Anton Quni ka pranuar letrën e urimit nga homologu hungarez për detyrën e ministrit të Mbrojtjes

Aktuale

Anton Quni ka pranuar letrën e urimit nga homologu hungarez për detyrën e ministrit të Mbrojtjes

Nga: A.SH Më: 27 shkurt 2020 Në ora: 18:05
Anton Quni dhe Bela Bozsik

Ministri i Mbrojtjes, Anton Quni, ka pritur në takim zëvendës ambasadorin e Hungarisë në Kosovë, Bela Bozsik.

Ai përmes një shkrimi në Facebook, ka treguar se nga ai ka pranuar letrën e urimit të dërguar nga homologu hungarez, për detyrën e ministrit të Mbrojtjes duke shprehur gatishmërinë e shtetit hungarez dhe institucioneve të saj në mbështetjen e mëtejme të FSK-së.

Postimi në Facebook:

Në kuadër të vizitave të ambasadorëve të vendeve mike, sot kam pritur në takim zëvendës ambasadorin e Hungarisë në Kosovë, Bela Bozsik, i cili më solli Letrën e urimit të dërguar nga homologu im hungarez, për detyrën e ministrit të Mbrojtjes si dhe shpreh gatishmërinë e shtetit hungarez dhe institucioneve të saj në mbështetjen e mëtejme të FSK-së për arritjen e objektivave të saj, në kuadër të bashkëpunimit bilateral në mes dy ministrive.
Në këtë takim i shpreha mirënjohjen për mbështetjen e deritashme të Hungarisë në të gjitha fushat, qoftë përmes kontributit të kontingjentit ushtarak në kuadër të KFOR-it, qoftë në zhvillimin e aftësive dhe kapaciteteve operacionale të Ministrisë dhe Forcës.
Në fund të dy u pajtuan për vazhdimin e bashkëpunimit në funksion të paqes, stabilitetit dhe sigurisë rajonale dhe më gjerë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat