Edhe Rexhep Selimi flet për vrasjen e Qerim Kelmendit, ja si e kishte njohur

Aktuale

Edhe Rexhep Selimi flet për vrasjen e Qerim Kelmendit, ja si e kishte njohur

Nga: A.ZH Më: 27 shkurt 2020 Në ora: 18:19
Rexhep Selimi, Qerim Kelmendi

Edhe deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Rexhep Selimi, ka dënuar vrasjen e ish-ushtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Qerim Kelmendit.

Selimi ka thënë se Kelmendin e kishte njohur prej kohësh, pasi ishte ushtar i hershëm i UÇK-së, përcjell Bota sot.

Ai ka kërkuar nga policia dhe prokuroria që të hetojnë rastin, teksa ka theksuar se Kosova duhet ta çlirojë veten nga enigma e kësaj vrasje dhe e vrasjeve tjera.

Postimi i plotë i Selimit:

Qerim Kelmendin e njoha prej kohësh. Ai ishte luftëtar i hershem i UÇK-së.

Ai u vra sot në një pritë të rëndë siç është edhe vdekja e tij e rëndë.

Kosova duhet ta çlirojë vehten nga enigma e kësaj vrasje dhe e vrasjeve tjera.

Policia e prokuroria te mos ndalen në punën e tyre.

Ngushëllime bashkëluftëtarëve, miqve e familjes!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat