Ky është reagimi i mediave serbe pasi Albin Kurti e hoqi taksën

Aktuale

Ky është reagimi i mediave serbe pasi Albin Kurti e hoqi taksën

Nga: D.RR Më: 27 shkurt 2020 Në ora: 19:20
Albin Kurti

Media serbe, blic.rs, ka raportuar menjëherë pas heqjes së taksës për mallrat e lëndës së parë nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

“Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka njoftuar se taksat për importin e lëndëve të para nga Bosnja dhe Hercegovina dhe Serbia do të shfuqizohen nga 15 marsi. Kurti i kërkon Beogradit që të përfundojë fushatën për të tërhequr njohjen e Kosovës”, shkruan blic.rs, transmeton “Bota sot”.

Ata në shkrimin e tyre kanë cituar deklaratën e Kurtit kur tha se “kjo është një shenjë e vullnetit të mirë të palës sonë për të zgjidhur problemet dhe marrëdhëniet”,

“Duke folur në një konferencë të jashtëzakonshme në Prishtinë, Albin Kurti tha se heqja e taksave për importin e lëndëve të para ishte "një shenjë e vullnetit të mirë të palës sonë për të zgjidhur problemet dhe marrëdhëniet’”, shkruan mediat serbe.

Kujtojmë se Kurti i dha afat 90 ditë Serbisë për të ndalur fushatën e saj për çnjohje të Kosovës, përndryshe do ta kthejë përsëri taksën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat