Veseli pas heqjes së taksës, zbulon nga rrjedhi ideja e Kurtit, e quan mashtrues

Aktuale

Veseli pas heqjes së taksës, zbulon nga rrjedhi ideja e Kurtit, e quan mashtrues

Nga: D.RR Më: 27 shkurt 2020 Në ora: 20:13
Kadri Veseli dhe Albin Kurti

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, në një postim në Facebook ka reaguar pas heqjes së takës nga kryeministri Albin Kurti.

Veseli thotë se ky vendim në këtë mënyrë për heqjen e taksës, ishte ideja e tij në janar të vitit 2019 dhe thotë se Kurti duhej ta respektonte të drejtën e autorit.

Ai hedh kritika të rënda mbi Kurtin, duke e quajtur të padijshëm, të dobët dhe mashtrues.

Postimi i plotë:

Asgjë e re nga Albini! Të paktën, ta respektonte të drejtën e autorit. Sepse, vendimi i tij për taksën dhe reciprocitetin qenka huazuar nga ideja e propozimit tim të janarit të vitit 2019, të cilin, si çdo gjë tjetër, ai e pat refuzuar.

Si opozitar, ishte në gjendje ta digjte Kosovën dhe të përdorte dhunë dhe jetë të rinjsh idealistë për të ardhur në pushtet. Sot, kur udhëheq Qeverinë, ideali i tij po shihet se është vetëm mbajtja e pushtetit. Duke u shantazhuar, po e djeg veten më shpejtë sesa që kanë pritur të tjerët.

E mendonte veten si më të mençurin dhe më të fortin; sikur të ishte vetë Kosova. Po del që është edhe i padijshëm, edhe i dobët, edhe mashtrues, dhe që Kosova në krye me të mund të rrezikohet seriozisht.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat