Daut Haradinaj: Kurti është si një “Coronavirus”, të hënën shkojmë në seancë të jashtëzakonshme

Aktuale

Daut Haradinaj: Kurti është si një “Coronavirus”, të hënën shkojmë në seancë të jashtëzakonshme

Më: 27 shkurt 2020 Në ora: 21:49
Daut Haradinaj

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Daut Haradinaj ka reaguar ashpër ndaj vendimit të Kurtit për heqjen e taksës.

Haradinaj në një lidhje telefonike në “Debat Plus”, ka thënë se duhet konstatuar se “Kurti është një mashtrues i madh publik”.

“Sot mori një vendim të njëanshëm që si duket nuk e ka konsultuar as partnerin që e kanë në qeveri. Po tingëllon që vet zoti Kurti është si një “Coronavirus” në Kosovë”.

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së thotë se sot janë depozituar nënshkrimet e nevojshme për thirrjen e një seance të jashtëzakonshme.

“Kemi pasur informacione se do të ndodh diçka e tillë, prandaj jemi përgatitur për të thirrur një seancë të jashtëzakonshme. Nesër do të kemi mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit dhe besoj se të hënën në ora 11 do të ketë seancë të jashtëzakonshme”, tha ndër të tjera Daut Haradinaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat