Gjenerali Naim Maloku flet për Qerim Kelmendin, këtë gjë e kishin të përbashkët

Aktuale

Gjenerali Naim Maloku flet për Qerim Kelmendin, këtë gjë e kishin të përbashkët

Nga: N.Sh Më: 27 shkurt 2020 Në ora: 21:54
Qerim Kelmendi dhe UÇK-ja

Gjenerali i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Naim Maloku e ka përkujtuar ish-luftëtarin e UÇK-së, Qerim Kelmendin i cili u vra në mënyrë misterioze natën e mbrëmshme.

Maloku përmes një postimi në Facebook, i ka dhënë lamtumirën Kelmendit.

Gjeneral Maloku tregon se me Qerimin ishin bashkëluftëtar dhe bashkëfshatar.

“Lamtumirë bashkëluftëtar dhe bashkëfshatari im Qerim Kelmendi!

I përjetësohem kujtimi për Ty!”, shkruan Maloku, përcjell gazeta “Bota sot”.

Qerim Kelmendi sipas Policisë së pari është gjuajtur me armë zjarri pastaj është djegur në veturë.

Për vdekjen e Kelmendit kanë reaguar krerët shtetëror dhe liderët e partive politike të Kosovës, të cilët kanë kërkuar zbardhjen e kësaj vrasje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat